Superylli i Real Madridit, Gareth Bale ka zgjedhur t’i bashkohet Manchester United në vend të kampionit në Premierë Ligë, Chelseat, nëse ai largohet këtë verë nga kryeqyteti spanjoll.
Spekulimet rreth transferimit të mundshëm të Gareth Bale në Manchester United kanë vazhduar për vite, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Jose Mourinho zbulon pse ky ishte sezoni i tij më i vështirë
Bale refuzoi mundësinë për t’iu bashkuar skuadrës në ‘Old Trafford’ në vitin 2013 duke preferuar transferimin te ‘Los Blancos’, por “Djajtë e Kuq” janë rikthyer sërish me oferta për reprezentuesin uellsian.
Sipas një raporti javën e kaluar nga ‘The Independent’, që citon burime nga të dy klubet e mëdha evropiane, mendohet se transferimi është i mundshëm duke marrë parasysh edhe problemet e vazhdueshme të tij me lëndime në Spanjë dhe mungesës së formës këtë sezon./arbresh.info
Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, d...
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit