Moto Grand Prix do të fillojë javën e ardhshme.
Moto GP merr startin e sezonit 2020 në Spanjë, në Grand Prixin që zhvillohet në pistën e Jerezit, ku favoriti është kampioni në fuqi, Marc Marquez.
Para kësaj gare, Marc dhe vëllai i tij, Alex, kanë planifikuar të bëjnë një gjest special në nderim të viktimave të koronavirusit, përcjell lajmi.net.
Dyshja e Honda do të bartin helmetat speciale, të dizejnuara për të shfaqur solidaritet me të afektuarit nga Covid-19.

“Pushing Ahead Together/ Shtyjmë(Vazhdojmë) përpara së bashku”, shkruhet në helmetat e pilotëve të Honda.
Kujtojmë se gara e parë e këtij sezoni në Moto GP do të zhvillohet javën e ardhshme.
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...