Kosova arriti të shënoj fitore me rezultat 2-0 në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionat Botëror, pas asaj humbje dëshpëruese ndaj Zvicrës në sfidën e parë.
Lojtari më i mirë i kësaj ndeshje ishte mbrojtësi anësor, Dion Gallapeni i cili e konfirmoi edhe njëherë me paraqitjen e tij se meriton pozitën e startuesit, shkruan Arbresh.info.
Ish-futbollisti i Prishtinës pas fitores ndaj Suedisë, ka reaguar sot në rrjetin social Facebook, ku ka shpërndarë disa fotografi të tij në ndeshje, me mbishkrimin se është krenar që përfaqëson Kosovës.
“Me zemër e shpirt për Kosovën – çdo hap në fushë bartë ëndrrat e një vendi të tërë, krenar dhe i lumtur që përfaqësoj vendlindjen time”, shkroi Dion Gallapeni në Facebook.
Ndeshje e radhës, Kosova e luan me 10 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”, kurse tre ditë më vonë përballet me Suedinë në Gothenburg./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...