Gjiganti turk, Galatasaray ka konfirmuar marrëveshjen e bashkëpunimit me futbollistin gjerman, Leroy Sane.
Sipas njoftimit zyrtar, Sane do të përfitojë 9 milionë euro në sezon si pagë e garantuar neto, si dhe një bonus besnikërie prej 3 milionë eurosh për çdo vit.
Marrëveshja e arritur me futbollistin parashikon një kontratë trevjeçare, që hyn në fuqi më 1 korrik 2025.
“Mezi pres të jap gjithçka për këtë klub sa më shpejt të jetë e mundur, për të arritur suksese në këtë skuadër dhe për t’u takuar me tifozët tanë. ”
Sane përvec Bayernit ka luajtur edhe tek Manchester City dhe Schalke 04./Arbersh.info
Kosova shënon fitore ndaj Bosnjës, por e pamjaftueshme për t...
Artan Grubit i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak
Ra nga Ura e Moglicës, nesër i jepet lamtumira e fundit 67-v...
Man City fiton trofeun e Carabao Cup, mposht në finale Arsen...
Kroacia do të kufizon përsëri çmimet e karburantit dhe energ...
Protesta e opozitës/ Hidhen molotovë dhe fishekzjarre drejt ...