Klubi turk,Galatasaray raportohet se po synon dy yjet e Manchester City para mbylljes së afatit kalimtar të kësaj verë.
Sipas “talkSPORT”, klubi turk ka avancuar bisedimet për portierin brazilian Ederson, ndërsa ka nisur kontaktet edhe për mbrojtësin zviceran Manuel Akanji.
Gallata tashmë ka zhvilluar një rund bisedimesh me përfaqësuesit e Akanjit, i cili e kanë të lënë të hapur derën për një transferim në Stamboll.
Mbrojtësi zviceran u la në stol në ndeshjen hapëse të Premier League ndaj Wolves, ndërkohë që Pep Guardiola ka një numër të madh qendërmbrojtësish në dispozicion, çka mund ta bëjë City-n të hapur për ta shitur lojtari gjatë kësaj verë nëse vjen oferta e duhur.
Galatasaray po synon të forcojë ndjeshëm skuadrën për garat evropiane dhe një “dyshe” nga kampionët e Anglisë do të ishte një supergoditje për klubin e madh turk.
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...