Frances Tiafoe është një nga lojtarët e rinj më të talentuar për momentin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që së fundmi i ka hyrë këtij sporti në nivelin profesional.
Ai e filloi sezonin nga pozita 1143 në ranglistën ATP World Ranking, por është ngjitur në atë të 226-ën deri tani, transmeton Klan Kosova.
Në përballje me Malek Jazirin, në kuadër të Charlottesvilel Challenger, në Virxhinia – të mërkurën, Tifaoe bëri një nga gabimet më të mëdha në karrierë.
Pas një topi të shpejtë nga ai, kundërshtari Jaziri e ktheu atë butësisht duke i dhënë mundësi Tiafoes që të fitojë pikë.
Por vrapimi i Tiafoes drejt topit u zhvlerësua nga huqja komplete e tij, ndërsa Jaziri tashmë kishte kthyer shpinën duke menduar që e ka humbur pikën.
Vet Tiafoe dukej jashtëzakonisht i habitur pas këtij gabimi qesharak.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...