Qendërmbrojtësi i Napolit dhe reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani s’e ka nisur aspak mirë duelin që skuadra e tij po e zhvillon në udhëtim ndaj Comos.
Mbrojtësi kosovar ka bërë një gabim të madh që në fillim të ndeshjes, duke shënuar gol në portën e tij.
Rrahmani tentoi të kthente topin prapa te portieri por pa e shikuar mirë pozicionimin e Alex Meret, i cili kishte avancuar më shumë në fushë, shkruan Sinjali Sporti.
Kësisoj, pasimi në drejtim të gabuar bëri që topi të shkojë në rrjetë, dhe të realiziohet si autogol nga kundërshtari.
⚽️ GOAL: Rrahmani (OG)
?? Como 1-0 Napolipic.twitter.com/FWQfMSzTht— Goals Xtra (@GoalsXtra) February 23, 2025
Megjithatë, napoletanët kanë reaguar duke e barazuar rezultatin në 1-1, përmes Giacomo Raspadorit në minutën e 17-të.
Rezultati aktual është tani 1-1 teksa pjesa e parë po shkon drejt përfundimit.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...