Futbollisti me prejardhje shqiptare, Ardon Jashari ka kaluar një sezon të shkëlqyer me skuadrën e tij Club Brugge këtë edicion.
E performancat e tij patën vlerë akoma më shumë kur sonte ai u zgjodh lojtari i sezonit i “Jupiler Pro League”, shkruan Arbresh.info.
Mesfushori i Club Brugge po ashtu fitoi edhe çmimin e talentit të sezonit.
Ai mori 10.77 për qind të votave nga lojtarët e klubeve elitare të futbollit belg. Ardoni la prapa kapitenin e Club Brugget, Hasn Vanaken.
Jashari luajti 52 ndeshje për Club Brugge këtë edicion, duke shënuar katër gola dhe dhuroi gjashtë asistime.
Ardon Jashari ka një kontratë që e mban të lidhur me Club Brugge deri në vitin 2029.
Vështirë se kjo kontratë do të shkojë deri në ditën e fundit, pasi për Jasharin janë të interesuara shumë klube të njohura ndër to edhe gjiganti francez, Paris Saint-Germain./Arbresh.info
Raporti vjetor i NATO-s: Rusia, kërcënimi më i madh për sigu...
Kurti: Kosova po forcon demokracinë dhe mirëqenien, renditet...
Haxhiu: Krusha ende flet me dhimbje, drejtësia për krimet nu...
LDK nesër mban konferencë për media
Ulet çmimi i naftës në Shqipëri
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare