Dy ligat kryesore që mbizotërojnë në kontinentin evropian do të nisin që nga sot, sezonin e ri.
Kampioni i Anglisë, Manchester City e fillon sot mbrojtjen e titullit, ndaj skuadrës së Burnleyt.
Qytetarët janë përforcuar mjaft mirë këtë afat kalimtar, dhe do të synojnë fitoren ndaj ekipit që u shpall kampion në Championship.
Ndërkohë, sot do të nis edhe elita kryesore e futbollit spanjoll, La Liga, me dy ndeshje në program.
Almeria do të ballafaqohet me Rayo Vallecanon dhe Sevilla me Valencian.
Ndërsa, sot do të startojë edhe liga franceze Ligue 1, me Lille që do takohet me Nice.
Kujtojmë te Lille luan futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, i cili do të synojë që ta nis me gol këtë kampanjë të re.
Futboll më të pasur do të kemi padyshim këtë vikend, me shumë ndeshje që do të jenë në program. /Klankosova.tv.
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL
BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive ...
Flick konfirmon largimin e Ter Stegenit te Girona: Vendimi i...
Hargreaves: Rinumërimi bart rreziqe për afatet, e rëndësishm...
Trump nuk i ndal lëvdatat për veten: Po të mos isha bërë pre...