Liverpooli është i vendosur që të transferojë Kylian Mbappen në afatin kalimtar të kësaj vere.
The Reds ka kohë që janë vënë pas yllit francez, mirëpo Paris Saint-Germain nuk dëshiron të dëgjojë oferta.
Por, sipas asaj që raporton Liverpool Echo, klubi anglez ka një rrugë që mund të bind kampionin e Ligue 1 që ta shesë fituesin e Kupës së Botës.
The Reds tashmë kanë nënshkruar një mega kontratë me markën e njohur botërore “Nike”, e që aty fillon edhe projektimi i transferimit të 22-vjeçarit, shkruan Telegrafi.
Liverpooli ka nënshkruar marrëveshjen me markën e fanellave në shumën e 40 milionë eurove në sezon, derisa Mbappe prezanton po ashtu edhe firmën.
Nike e ka nën kontratë francezin, e që projektimi i transferimit të tij në Anfield mund të realizohet nëse ai merr një pagë të maje te gjiganti anglez.
Edhe pse Real Madridi është skuadra që po i prinë garës, Liverpooli është në pozitë ideale për transferimin e Mbappes, me këtë të fundit që kishte deklaruar më parë se i pëlqen stili i lojës së anglezëve.
Trump: Netanyahu do të pranojë marrëveshjen me Iranin
Vdiq tragjikisht pas vetaksidentit, varroset sot futbollisti...
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...
Ditë e ngrohtë vere, temperaturat deri në 28°C