Ftesa për klubin serb në Prishtinë, sqarohet drejtori sportiv i Flamurtarit

21:16 | 2 Mars 2020

Drejtori sportiv i Flamurtarit, Arbnor Morina ishte i ftuari i sotëm në emisionin ‘Rock n’Roll Football’, ku ka folur për ftesën e Flamurtarit për klubin serb, Partizanin e Beogradit.

Morina, i cili më herët ka qenë edhe futbollist si dhe trajner i disa klubeve kosovare, është rrëfyer sot rreth këtyre zhvillimeve.

Morina ka komentuar edhe ftesën ndaj klubit serb, Partizanit të Beogradit për të ardhur në Prishtinë për nder të Fadil Vokrrit, ish-futbollistit dhe ish-kryetarit të FFK-së.

“Kjo nuk është ideja ime. Në një bisedë që kam pasur me kryetarin e FFK-së, kjo ide më ka pëlqyer. E kam parë se kam marrë disa reagime”, ka thënë Morina në “Rock n’Roll Football”, përcjell Zëri.info.

“Por, nëse Fadil Vokrri ka arritur që t’i bëjë njerëzit ta dojnë në një vend ku nuk pëlqehemi, atëherë pse Fadil Vokrrin të mos e nderojmë me një turne të tillë”, tregoi më tej drejtori sportiv i Flamurtarit.

“Nëse kanë pasur guxim njerëzit e Partizanit të vijnë te varri i Fadil Vokrri, pse të mos bëhet kjo. Fadil Vokrri është i të gjithëve. FFK-ja duhet ta bëjë këtë”, insistoi Morina.

“Shumica e këtyre njerëzve që kritikojnë, nuk kanë jetuar në atë kohë. Kemi pasur shumë vuajtje aso kohe. Askush s’e ka përmendur këtë si pikë historie të futbollit”, përfundoi Morina.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara