Portieri i Lazio-s, Thomas Strakosha është duke u kërkuar nga Tottenham dhe Leicester City, andaj klubi italian dëshiron t’ia rinovojë kontratën.
Strakosha është në formë të shkëlqyer me gjigantin italian dhe ka rol shumë të rëndësishëm në skuadër, e cila është duke ‘luftuar’ për Seria A me Juventus e Inter, transmeton portali arbresh.info.
Kontrata momentale e shqiptarit skadon në verë te vitit 2022 dhe fiton 1.2 milionë euro në sezon, por Lazio planifikon t’ia rinovojë kontratën deri në vitin 2025, ndërsa me kontratën e re do fitojë 2 milionë euro për sezon.

25-vjeçari ishte pjesë e akademisë së Lazio-s në vitin 2012 dhe ishte trajneri, Simone Inzaghi që e solli në ekipin e parë dhe filloi të punoi me të që nga ditët e para të tij në stolin e klubit italian.
Strakosha këtë sezon ka qenë i pazëvendësueshëm te Lazio duke e mbajtur portën e paprekur në nëntë ndeshje, ndërsa ka pësuar vetëm 23 gola në 26 paraqitje në Seria A./arbresh.info.
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...
Vjedhje në një xhami në Ferizaj, dëmtohen edhe kamerat e sig...