Ish yjet e Chelseat, Frank Lampard dhe Michael Ballack, janë shumë afër për t’u emëruar si ambasadorë të klubit.
Lampard ishte larguar nga Chelsea në vitin 2014, pas 13 sezonesh të suksesshme në klub, duke u bërë golashënuesi më i mirë, ndërsa Ballack gjatë katër sezonave, fitoi titullin e Premierligës dhe FA Cup.
“Daily Mail” raporton se dyshja janë takuar me drejtorin e Chelseat, Marina Granovskaia, për një rikthim në Stamford Brigde, edhe pse asnjëri prej lojtarëve nuk e kanë konfirmuar, transmeton arbresh.info.

Besohet se që të dy janë të lumtur me rolet e ofruar dhe se pronari rus, Roman Abramovich, i dëshiron që të dy si ambasadorë të klubit.
Chelsea e ka konfirmuar se dyshja nuk do të kenë ndikim në udhëheqjen e klubit dhe as nuk do të futen në stafin teknik të Antonio Contes.
Mbetet të shihet se si Lampard do të kalojë me mesfushorin aktual të Chelsea, Cesc Fabregas, nëse ai rikthehet në Stamford Bridge, pasi disa ditë më parë ai deklaroi se klubi e largoi për shkak të raporteve jo të mira me Fabregasin. /arbresh.info/
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...