Lewis Hamilton ka fituar në shtegun të Çmimit të Madh të Spanjës.
Britaniku ka lënë pas rivalin kryesor për titull të kampionit pilotin e Ferrarit, Sebastian Vettel.
Ky i fundit vlen të theksojmë se deri në xhiron e 45 ka kryesuar garën, por që një gabim i kushtoi gjermanit me humbjen e një pozite.
Momenti kur Hamilton e kalon Vettelin
Vend në podium zuri edhe Daniel Ricciardo i Red Bullit duke i lënë pas Perezin, Oconin dhe Hulenbergun.
Vlen të përmendet se Raikkonen, Bottas dhe Verstapen nuk arritën ta përfundonin garën e sotshme në Spanjë.
Në renditjen e përgjithshme, Vettel qëndron në krye, në kuotën e 104 pikëve, gjashtë më shumë se Hamilton, ndërsa në vendin e tretë është Bottas, me 63 pikë.
Kujtojmë se gara e radhës është pas dy javësh në Montekarlo.
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...