Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Bullgarisë

08:58 | 25 Mars 2019

Sot është një ditë e madhe për Kosovën.

Përfaqësuesja e Kosovës do të fillojë rrugëtimin në EURO 2020, e që ka gjasa të mira të kualifikohet për herë të parë.

Përfaqësuesja jonë do të përballet me Bullgarinë, e që do jetë ndeshje hapëse për ne në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, raporton lajmi.net.

Ndeshja në mes të Kosovës dhe Kombëtares bullgare fillon në ora 20:45, ndërsa do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Më poshtë mund ta shikoni formacionin e mundshëm të Kosovës ndaj Bullgarisë:

Kosova XI: Arijanet Murici, Benjamin Kololli (Leart Paqarada), Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Mergim Vojvoda, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Bersant Celina, Arbër Zeneli, Milot Rashica, Vedat Muriqi

Shpërndaje në rrjete sociale