Villarreali dhe Real Madridi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e enjte).
Dy skuadrat spanjolle kanë zbuluar njëmbëdhetshen startuese për takimin në stadiumin Ceramica në kuadër të xhiros së 17-të në La Liga, shkruan portali arbresh.info.
Nikoqirët janë duke luftuar në zonën e dëbimit për shkak se kanë siguruar vetëm një pikë gjatë muajit dhjetor pas dy humbjeve dhe një barazimi duke vazhduar kështu qëndrimin në pozitën e 18-të.
Nga ana tjetër, Real Madridi mund t’i afrohet tutje Sevillas në pozitën e tretë në rast se siguron tri pikë të plota këtu sonte derisa kanë nisur të kthehen në drejtimin e duhur pas një fillimi shumë të vështirë.
Ndeshja mes tyre fillon në ora 21:30./arbresh.info/


Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës