Real Madridi dhe SD Eibari kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat spanjolle kanë bërë të ditur njëmbëdhjetshen e tyre startuese për takimin në stadiumin Bernabeu në kuadër të xhiros së 31-të në La Liga, shkruan portali arbresh.info.
https://twitter.com/rmalbanian/status/1114502873633701888
Trajneri Zinedine Zidane pësoi disfatën e parë në xhiron e kaluar pas rikthimit në detyrë në karrigen e nxehtë në Madrid dhe synon t’i kthehet fitoreve ndonëse gara për titull duket se tashmë ka përfunduar.
Nga ana tjetër, SD Eibari kërkon rezultat pozitiv derisa vazhdon qëndrimin nga mesi i tabelës.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 16:30./arbresh.info/

Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...