RB Leipzigu dhe Bayern Munichu kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat gjermane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Red Bull Arena në kuadër të xhiros së 33-të në Bundesliga, shkruan portali arbresh.info.
Si të pamposhtur në 12 ndeshjet e fundit në ligë me dhjetë fitore dhe dy barazime, kjo ndeshje mund të jetë një shans për “Bavarezët” për të siguruar titullin e tyre të shtatë radhazi në kampionatin gjerman.
Nga ana tjetër, skuadra nikoqire tashmë ka siguruar pozitën e tretë në Bundesliga që i garanton kualifikimin direkt në edicionin e ardhshëm në UEFA Ligë të Kampionëve.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 15:30./arbresh.info/


Aksident i rëndë në Rrugën e Arbërit, një viktimë dhe dy të ...
Teherani: Jemi ende nën “hijen e luftës”
Hoxha: Kosova prioritet absolut i politikës së jashtme të Sh...
Zbulohet formacioni më i mirë i sezonit në Ligën e Kampionëv...
ZYRTARE: Konate largohet nga Liverpooli, pas përfundimit të ...
Ardian Gjini: Ramushi ka ditë me na ngushëllu neve kur është...