Manchester United dhe Valencia kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e martë).
Dy skuadrat kanë zbuluar njëmbëdhetshen e tyre startuese për takimin në Old Trafford në kuadër të xhiros së dytë në faza të grupeve në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
“Djajtë e Kuq” kanë nisur sezonin në kampionatin anglez mjaftë dobët, por siguruan fitore me rezultat të thellë 3 me 0 ndaj Young Boys, i cili ishte rivali në xhiron e parë të këtij sezoni të kompeticionit elitë në Evropë.
Valencia nga ana tjetër nis takimin e sotëm pas një fillimi mjaftë të mikësuar të kampionatit spanjoll dhe disfatës 2 me 0 në xhiron e mëparshme kundër Juventusit.
Ndeshja ndërmjet dy skuadrave fillon nga ora 21:00./arbresh.info/

Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë