Kroacia dhe Anglia kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të gjysmëfinales në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Të dy skuadrat e mëdha kombëtare do të luftojnë në Moskë për të siguruar një takim në finale të turneut madhështor me Francën që është bërë finalistja e parë pas fitores 1 me 0 mbrëmjen e kaluar kundër Belgjikës, shkruan portali arbresh.info.
Pas eliminimit në çerekfinale që ia shkaktoi Rusisë si nikoqire e turneut, Kroacia ka vazhduar në një fazë tjetër mjaftë të rëndësishme.
Nga ana tjetër, “Tre Luanët” e Gareth Southgates nisin takimin e sotëm pas fitores impresive 2 me 0 t siguruar ndaj Suedisë.
Takimi mes dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Luzhniki Arena duke filluar nga 20:00./arbresh.info/
Anglia: Pickford; Walker, Stones, Maguire; Trippier, Henderson, Young; Lingard, Dele; Sterling; Kane.
Kroacia: Subasic; Vrsaljko, Vida, Lovren, Strinic; Rakitic, Modric; Rebic, Brozovic, Perisic; Mandzukic.
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...