Kosova dhe Mali i Zi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e hënë).
Dy kombëtaret kanë zbuluar njëmbëdhetshen startuese për takimin në Grupin A në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.
Pas fitores tronditëse të Republikës së Çekisë kundër Anglisë, “Dardanëve” nuk u mjafton asgjë tjetër përveç tri pikëve ndaj Malit të Zi që tashmë është i pashpresë për kualifikim me anë të grupeve.
Challandes ka vendosur në linjën frontale Muriqin, ndërsa prapa tij janë Rashica, Celina dhe Hadergjonaj. Si mesfushor defanziv luajnë Berisha dhe Shala kurse linja prapa përbëhet nga Kolli, Aliti, Rrahmani dhe Vojvoda.
Porta si gjithmonë i është besuar Aro Muricit.
Ndeshja mes dy skuadrave luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20:45 dhe arbresh.info do t’iu mbaj të informuar në kohë reale për çdo zhvillim./arbresh.info/

Një tjetër humbje për Iranin: Këshilltar i lartë i udhëheqës...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë sulme gjatë natës
Sot mbahet protesta e thirrur nga studentët e Pejës kundër s...
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...
Dy komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës