Islanda dhe Zvicra kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e hënë).
Të dy skuadrat kombëtare kanë zbuluar njëmbëdhjetshen e tyre startuese për takimin në kuadër të xhiros së katërt të Ligës A në grupin e dytë në UEFA Ligë të Kombeve, shkruan portali arbresh.info.
Nikoqirët qëndrojnë në fund të tabelës pas dy disfatave dhe asgjë tjetër përveç fitores kundër Zvicrës nuk mund të bëjë që ata t’i shpëtojnë dëbimit nga grupi.
Edhe Zvicra e shqiptarëve është në një pozitë të ngjashme për shkak se ata duhet të fitojnë gjithsesi ndeshjen e sotme në mënyrë që të mbajnë shpresa për të vazhduar tutje.
Dy yjet shqiptar, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi janë pjesë e formacionit startues.
Takimi zhvillohet në stadiumin Laugardalsvollur nga ora 20:45./arbresh.info/

Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit