Genoa dhe Napoli kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat italiane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Luigi Ferraris në kuadër të xhiros së dymbëdhjetë në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
Si një skuadër pa asnjë fitore kundër Napolit në Serie A që nga viti 2012 (tri barazime, nëntë humbje), Genoa duhet të lë pas formën e dobët në mënyrë që të ketë shans për të korrigjuar rekordin e tyre këtu.
Nikoqirët janë pa fitore në pesë ndeshje në Serie A (dy barazime, tri humbje) duke pranuar 13 gola, plotësisht ndryshe nga fillimi i tyre këtë sezon me katër fitore dhe dy humbje gjatë gjashtë ndeshjeve. Genoa tani okupon një pozitë nga mesi i tabelës, por atë e ndajnë vetëm tetë pikë nga zona e dëbimit.
Nga ana tjetër, vizitorët synojnë të vazhdojnë presionin ndaj liderit të ligës – Juventusit që është ende i pamposhtur. Napoli ka shënuar 24 gola deri tani këtë sezon dhe ka dështuar për të realizuar në vetëm një takim.
Takimi mes dy skuadra fillon nga ora 20:30./arbresh.info/
https://twitter.com/GenoaCFC/status/1061326357127487488
https://twitter.com/sscnapoli/status/1061315568664481793
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës