Chelsea dhe Arsenali kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e parë në kuadër të gjysmëfinales së ‘Carabao Cup’.
“Blutë” do të matin brinjët me skuadrën e trajnerit Arsene Wenger në Stamford Bridge këtë mbrëmje (e mërkurë) derisa përpiqen për të vazhduar tutje, transmeton portali arbresh.info.
Manchester City tashmë është me një këmbë në finale pas fitores 2 me 1 kundër Bristol Cityt në ndeshjen e parë nga gjysmëfinalja tjetër dhe klubet londineze tani do të bëjnë gjithçka në përpjekje për të fituar.
“Topçinjtë” u eliminuan nga FA Cup pas disfatës 4 me 2 ndaj Nottingham Forest në raundin e tretë vikendin e kaluar, prandaj kjo ndeshja ka marrë një rëndësi edhe më të madhe.
Dy yjet shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi janë pjesë e formacionit startues të përzgjedhur nga trajneri francez.
Takimi ndërmjet tyre zhvillohet duke filluar nga ora 21:00./arbresh.info/
Team to face Arsenal: Courtois; Azpilicueta (c), Christensen, Rudiger; Moses, Kante, Fabregas, Drinkwater, Alonso; Hazard, Morata. #CHEARS pic.twitter.com/jbcvsjsgXG
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 10, 2018
? TEAM NEWS ?#CFCvAFC pic.twitter.com/V7uEqX9Hlh
— Arsenal (@Arsenal) January 10, 2018
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...