Barcelona duhet t’i shmanget gjithsesi ndonjë befasie sonte (e mërkurë) ndaj Lyonit.
Gjiganti katalunas ka publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen kthyese në kuadër të xhiros së 1/8-ës në UEFA Ligë të Kampionëve kundër Lyonit, shkruan portali arbresh.info.
Me eliminimin e Real Madridit, kjo është një mundësi e artë për skuadrën e Barcelonës për të marrë trofeun më të madh në Evropë, por ndeshja pa gola kundër Lyonit do të thotë se ata duhet gjithsesi të realizojnë në Camp Nou për të arritur në çerekfinale.
Dembele nuk është në dispozicion për këtë takim si pasojë e lëndimit.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 21:00./arbresh.info/
Barcelona XI: Ter Stegen, Sergi Roberto, Pique, Lenglet, Alba, Rakitic, Busquets, Coutinho, Arthur, Suarez, Messi
Lyon XI: Lopes, Dubois, Denayer, Marcelo, Marcal, Mendy, Tousart, Fekir, Ndombele, Dembele, Memphis
Gjest fisnik: Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë dhuron g...
Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK
Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë
Bernardo Silva: Në futboll gjithçka është e mundur, do të lu...
Maqedonci: Raketat kineze të Serbisë të dizejnuara për të su...
Batatina suspendohet me dy ndeshje dhe gjobitet nga Komision...