Arsenali dhe Crystal Palace kanë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e diele).
Dy skuadrat angleze kanë zbuluar njëmbëdhetshen startuese për takimin në stadiumin Emirates në kuadër të xhiros së 35-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
“Topçinjtë” synojnë të vazhdojnë rekordin e tyre si të pamposhtur në shtëpi këtë sezon edhe në ndeshjen ndaj skuadrës së Roy Hodgsonit në mënyrë për të vazhduar gjithashtu garën për top katërshe.
Shkodran Mustafi është pjesë e linjës startuese të përzgjedhur nga trajneri Unai Emery, ndërsa Granit Xhaka vazhdon qëndrimin jashtë për shkak të lëndimit.
Ndeshja mes dy skuadrave zhvillohet duke filluar në ora 17:00./arbresh.info/
Arsenal XI: Leno; Mustafi, Koscielny, Mavropanos; Jenkinson, Guendouzi, Mohamed Elneny, Kolasinac; Özil; Lacazette, Aubameyang.
Palace XI: Guaita; Ward, Kelly, Dann, Wan-Bissaka; McArthur, Milivojevic, Kouyaté; Meyer, Zaha; Benteke.
E dhimbshme: Vdes veterani i UÇK-së, Brahim Toçani
SHBA-ja ka rënë dakord për lirimin e aseteve të ngrira të Ir...
Rusia dhe Ukraina me armëpushim gjatë Pashkëve Ortodokse
Thaçi nga Haga: Shkëmbimi i territoreve synonte paqe të qënd...
Vdekja e kongresistit Engel/Kosova kujton mikun e madh dhe z...
Reuters: Lideri i ri suprem i Iranit ka plagë të rënda dhe s...