Bayern Munichu do të jetë mysafir i Red Bull Salzburgut për takimin e parë që luhet në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Red Bull Arena”, me Bavarezët që shihen si favoritë në letër.
Për këtë sfidë, RB Salzburg nuk mund të llogarisë në Albert Vallçin, Zlatko Junuzovic, Bernardo, Sekou Koita, Ousmane Diakite dhe Benjamin Sesko, që janë të lënduar.Në anën tjetër, Bayerni do të ketë mungesa si Leon Goretzka dhe Manuel Neuer që janë të lënduar, Alphonso Davies që është i sëmurë dhe Jamal Musiala që është në dyshime.
Formacionet e mundshme
RB Salzburg: Kohn, Ulmer, Wober, Solet, Kristensen, Capaldo, Camara, Bernede, Aaronson, Okafor, Adeyemi.
Bayern Munich: Ulreich, Hernandez, Upamecano, Sule, Pavard, Tolisso, Kimmich, Sane, Muller, Gnabry, Lewandowski. /Telegrafi/
Tokio “vishet” kuqezi për Ramën, kryeqyteti japonez mbulohet...
“Për Kosovën që beson dhe fiton”, LDK mobilizon qytetarët pë...
Formacionet zyrtare, Ferizaj – Dukagjini: Dy ekipet pë...
Vendos Gjykata: Një muaj paraburgim për shtatë serbët e dysh...
Raporti policor për incidentin me eskortën e Kurtit në Skend...
Haxhiu përkujton viktimat e Masakrës së Stagovës