Juventusi duket se do të qëndrojë në sistemin 4-3-1-2 kur ata të përballen mbrëmjen e sotme (e martë) me Bayer Leverkusenin në Ligë të Kampionëve.
Juventusi mposhti 2 me 0 SPAL-in me këtë taktikë të shtunën, gjë që do të thotë se Aaron Ramsey do të qëndrojë sërish në pjesën prapa dy sulmuesve, transmeton portali arbresh.info.
Cristiano Ronaldo do të jetë njëri prej tyre, por parteri i tij do të jetë Gonzalo Higuain.
Blaise Matuidi do të rikthehet në qendër të mesfushë, ndërsa Alex Sandro do të jetë prapa duke shënuar rikthimin pas vdekjes së babait të tij.
Ndërkohë, Leverkuseni do të ketë mesfushorin sulmues Kai Havertz, i cili është vëzhguar nga “Zonja e Vjetër” dhe Interi në të kaluarën./arbresh.info/
Formacionet e mundshme:
Juventus: Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Ramsey; Higuain, Ronaldo
Bayer Leverkusen: Hradecky; L Bender, S Bender, Tah, Wendell; Aranguiz, Baumgartlinger; Havertz, Demirbay, Amiri; Volland
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...