Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku së bashku me bartësen e listës zgjedhore të partisë, Vjosa Osmani kanë zhvilluar takim me mësimëdhënës në lagjen Dardania.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se në këtë takim u diskutua për sfidat e arsimit në vend duke potencuar vlerën e lartë që kanë mësuesit duke ndërtuar dije, karakter, kulturë dhe qytetar.
“Kafen e mesditës e pimë në Dardani, me mësimdhënëse e mësimdhënës. Me njerëzit e profesionit më fisnik, që çdo ditë, larg zhurmës e pa bujë, mbajnë mbi supe një nga përgjegjësitë më të mëdha të shoqërisë sonë, edukimin e brezave të rinj”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Kafen e mesditës e pimë në Dardani, me mësimdhënëse e mësimdhënës.
Me njerëzit e profesionit më fisnik, që çdo ditë, larg zhurmës e pa bujë, mbajnë mbi supe një nga përgjegjësitë më të mëdha të shoqërisë sonë, edukimin e brezave të rinj.
Folëm për shkollën, për sfidat e arsimit, për lodhjen e përditshme, por edhe për dashurinë që ata kanë për profesionin e tyre. Sepse mësuesi nuk ndërton vetëm dije. Ndërton karakter, kulturë, qytetari dhe të ardhmen e një vendi.
Folëm dhe për reformën e Jehonës, si model nacional i arsimit.
Kosova ka nevojë ta kthejë arsimin në prioritet të vërtetë kombëtar. Me më shumë mbështetje për mësimdhënësit, me kushte më të mira në shkolla dhe me dinjitetin që e meriton profesioni fisnik i mësuesit.
Sepse aty ku respektohet mësuesi, ndërtohet e ardhmja.
Rama nënshkruan deklaratën simbolike “18 vjet + 1 mundësi” m...
Shira të rrëmbyeshëm në Turqi/ Përmbytje masive në disa prov...
Aktakuza e PSRK-së: Togeri serb i Policisë së Kosovës akuzoh...
Verë e ngjeshur, Manchester United planifikon pesë përforcim...
Abdixhiku së bashku me Osmanin në takim me mësimdhënësit: Ku...
Mbi 1 mijë pasagjerë bllokohen në anije turistike në Francë ...