Sigal Prishtina vazhdon ‘luftën’ e saj për titullin kampion në këtë edicion të Superligës së Kosovës në basketboll, përcjellë Arbresh.info.
Basketbollisti kryesor i kësaj skuadre, Drilon Hajrizi beson se ekipi i tij në fund të këtij edicioni do t’i gëzojë tifozët ‘Plisat’ me titull. “Jemi duke kaluar formë shumë të mirë. Shpresoj se do të vazhdojmë kështu në mënyrë që të arrijmë objektivat që kemi”, ka thënë reprezentuesi i Kosovës, Drilon Hajrizi për Arbresh.info.
Tutje, ai e komentoi edhe formën personale. “Jam në formë shumë të mirë dhe shpresojë se do të vazhdojë kështu, ta ndihmojë ekipin që ta fitojë titullin kampion”, ka thënë ish-basketbollisti i Pejës dhe Trepçës. /Arbresh.info
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...
Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, Bayern Muni...
Ferat Shala i PDK-së s’kandidon më për deputet, thotë se duh...
Askush s’e do anijen/ I mbyllen të gjitha portet anijes ku v...