Nottingham Forest ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Tottenhamit me rezultat 1-2 në kuadër të xhiros së 33-të në Premier League.
Pas vetëm pesë minutash Anderson shënoi golin e parë për mysafirët, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë, Wood shënoi në minutën e 10-të por goli u anulua për pozicion jashtë loje. I njëjti shënoi sërish pas gjashtë minutash por kësaj radhe goli ishte i rregullt dhe rezultati u bë 0-2.
Pas dy golave të pësuar, Tottenham u hodh në sulm për të kërkuar së paku një barazim nga kjo sfidë.
Por krejt çfarë bëri është se tre minuta para fundit shënoi golin e nderit me anë të Richarlisonit.
Nottingham Foresti me këtë fitore ngritët në pozitën e tretë me 60 pikë dhe vazhdon luftën për Champions League, kurse Spurs ndodhen në vendin e 16-të me 37 sosh.
Xhiron e radhës Tottenhami udhëton tek Liverpooli kurse Foresti e pret Brentfordin në shtëpi./Arbresh.info
Klinika Stomatologjike kryen suksesshëm rehabilitimin protet...
Rama në Tivat për Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Fokus në z...
Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndih...
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...