Selektori i Kombëtares Kosovës, Franco Foda sot gjatë ditës ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet miqësore të muajit qershor.
“Dardanët” do të luajnë ndaj Norvegjisë në Oslo më 5 qershor, shkruan Arbresh.info.
Në listën e Fodës janë 23 lojtarë të ftuar, ndërsa lista e të ftuarve, ja edhe ndryshime.
Mungesa në këtë listë është Milot Rashica.
Ndërsa nga Superliga e Kosovës, janë të ftuar 5 lojtarë, nga Ballkani dhe Llapi kanë nga dy futbollistë të ftuar, derisa një tjetër është ftuar nga Malisheva.
Në mbrojtje janë ftuar tanimë dy të rregullit, Lumbardh Dellova dhe Ilir Krasniqi, kurse i vetmi mesfushor që është ftuar nga Superliga është talenti i Ballkanit, Lindon Emërllahu.
Kurse në repartin ofensivë, janë të ftuar Muhamet Hyseni dhe Drilon Hazrollaj.
Foda gjatë konferences per media foli edhe për mungesat e disa lojtarëve të cilët kanë pësuar lëndime dhe nuk hane te gatshëm për ndeshjet miqësore.
Kombetarja e Kosoves do te zhvillojë një ndeshje miqësore më 5 qershor ndaj Norvegjisë ne Oslo, ndërsa ndeshjet e tjera ende nuk jane konfirmuar./ Arbresh.info/

Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...