Foda: Jam shumë i bindur se kundër Suedisë do të bëjmë më mirë, Rrahamni? – Kemi mjaftueshëm zgjidhje për ta zëvendësuar atë

17:54 | 7 Shtator 2025
D.H

Kosova nesër luan sfidën e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”.

Një ditë para ndeshjes, trajneri Franco Foda ka dal në konferencë për media, ku ka folur për ndeshjen e kaluar si dhe sfidën që e pret me Suedinë, shkruan Arbresh.info.

“Kemi qenë të vetëdijshëm se Zvicra ka një ekip të fortë, ne nuk është vjithmonë nje lojenqe e mbyll gjithçka nuk kemi mundur ta aplikojmë lojën tonë kemi bërë gabime në mbrojtje por ne pjesën e dytë kemi treguar loje te mirë”.

“Ditën e djeshme kemi analizuar gabimet në thelb, dhe tani jam shumë i bindur se kundër Suedisë do të bëjmë më mirë, e dim se do të jetë ndeshje me intenisitet të lartë, do të ketë përballje 1v1, por ne mendojmë për fitore t’i gëzojmë edhe gjithë tifozët që do jenë të pranishëm.”

“Nuk ndryshoja asgjë, kemi qenë të bindur se mund të arrijmë rezultat të mirë, e njëjta ekip ka luajtur edhe ndaj Isalndës, dy ndryshime, Jashari në vend Rashicës dhe Avdullahu tek Berisha.”

“Rrahmani pati lëndim, si kapiten dhe liderë do të mungojë, kemi mjaftueshëm zgjidhje për ta zëvendësuar atë”.

“Suedia është favorit, por për mua me rëndësi ta bëjmë një ndeshje tjetër për dallim nga Zvicra. Është e rëndësishme të luajmë si në pjesën e dytë ndaj Zvicrës dhe do të mundohem ta fitojmë këtë ndeshje”, tha Foda./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme