Kosova e ka shënuar fitoren më të madhe në histori duke e mposhtur Suedinë në Goteborg me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e katërt të fazës kualifikuese për Kampionat Botëror.
Golin e vetëm deri më tani e ka realizuar Fisnik Asllani, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes selektori, Franco Foda, ka mbajtur konferencë për media.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë për ne, por fatmirësisht fituam. E tëra ndodhi farë planit që të mbrohemi më mirë dhe të dalim me kundërsulme, mendoj se në fundin e pjesës së parë ishte dashur të shënonim për 2-0, ku ndoshta pastaj do të ishim më të qetë”, tha fillimisht ai.
“Në pjesën e dytë nuk luajtëm mirë si në pjesën e parë. Në 15 minutat e parë funksionuam mirë, por pastaj Suedia na bëri presion shumë të lartë, përreth 30 minuta ishim në atë situatë ku vetëm fati na shpëtoi. Jam krenar me këtë skuadër, me këta futbollistë dhe luftën që bënë për t’i marrë tre pikë”.
Më tej ai foli për gjasat e Kosovës për kualifikim në Botëror.
“E di që emocionet në Kosovë janë shumë të larta. Pas Zvicrës të gjithë ishin të mërzitur dhe zemëruar ndoshta, ndërsa tash gjithçka në kahun tjetër pasi kemi shtatë pikë dhe euforia është e madhe. Muajt e fundit kemi bërë ndryshime, por pas punës së FFK-së shumë lojtarë kanë ardhur dhe nuk po vërejmë mungesa si të Rrahmanit, Demakut, Edoni që gjithashtu s’është rikthyer plotësisht dhe kjo na ka ndihmuar në krijimin e ekipit për të ardhmen”.
Ndeshja e ardhshme është vendimtare për Kosovën pasi një barazim me Slloveninë i dërgon ‘Dardanët’ edhe zyrtarisht në play-offin e Kupës së Botës./Arbresh.info
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia