Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka mohuar zërat se ka arritur marrëveshje me sulmuesin polak të Bayern Munich, Robert Lewandowski.
Ai e ka njoftuar shefin ekzekutiv të Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, se klubi i tij nuk ka arritur marrëveshje me Robert Lewandowskin, raporton Munchner Merku.
Ndërsa, gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” raportoi se Madridi ka arritur marrëveshje personale me Lewandowskin, që ai në fund të sezonit të transferohet në Santiago Bernabeu.
Megjithatë, përkundër spekulimeve të vazhdueshme se sulmuesi polak mund të largohet nga “Allianz Arena” në fund të këtij sezoni, Perez ia ka bërë më dije Rummenigges se gjiganti spanjoll nuk e ka kontraktuar sulmuesin e tyre. /arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...