Flick përgjigjet se kush do të startojë pas rikthimit të Ter Stegenit

19:10 | 14 Prill 2025
D.H

Barcelona pati halle të mëdha në fillim të sezonit pas lëndimit që pësoi gardiani gjerman, Marc-Andre ter Stegen.

Barçës iu mundësua të marrë një portier ani pse merkato kishte përfunduar dhe bordi drejtues vendosi për polakun Wojciech Szczesny, shkruan Arbresh.info.

Tashmë që gjermani pritet të rikthehet nga lëndimi, në një fazë mjaft të rëndësishme të sezonit, trajneri Hansi Flick do të ketë dilema të mëdha, pas paraqitjeve superiore të polakut.

Ai në 22 ndeshje nuk ka asnjë humbje me Barcelonën si dhe ka mbajtur portën e paprekur 12 herë.

Hansi Flick në konferencë për media para ndeshjes me Dortmundin u pyet se cili nga portierët do të startojë pas rikthimit të Ter Stegnit.

“Gjithçka mund të ndodhë në futboll. Unë nuk mund t’ju jap një përgjigje 100%”, u përgjigj ai, duke lënë akoma pikëpyetje për të ardhmen e portës së Barçës.

Kujtojmë se ndeshjen e radhës Barcelona e luan ndaj Dortmundit nesër në kuadër të çerekfinales së dytë në Ligën e Kampionëve./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale