Arsenali luan ndaj Chelseas në finale të UEFA Evropa Ligës mbrëmjen e sotme (e mërkurë), por për Granit Xhakën dhe “Topçinjtë” gjasat janë të mëdha për të fituar më shumë se një trofe.
Mesfushori kosovar nuk dëshiron vetëm të ngris trofeun e parë evropian te Arsenali pas 25 viteve, por ai shpreson gjithashtu për të siguruar një fitore që i garanton futbollin në Ligë të Kampionëve në Emirates për herë të parë pas tri sezoneve, transmeton portali arbresh.info.
“Një klub si Arsenali duhet të jetë në Ligë të Kampionëve”, ka thënë Xhaka, skuadra e të cilit dështoi për të përfunduar në top katërshe.
“Ne duam t’i dhurojmë vetës, klubit dhe tifozëve sërish Ligën e Kampionëve. Është një ndeshje e madhe, është një trofe dhe ne mund të kthehemi sërish në Ligë të Kampionëve”
Ndeshja mes Chelseas dhe Arsenalit fillon në ora 21:00./arbresh.info/
Koloneli amerikan Wojcik: Tërheqja e papritur e trupave amer...
Premtuan shërim jashtë shtetit: Policia arreston dy persona ...
U vetëplagos me armën e burrit dhe vdiq në sallën e operimit...
Gjilan: I mituri godet babanë me sëpatë, dërgohet në gjendje...
Mbi 40 të shoqëruar në polici pas protestës në Tiranë, ndër ...
DASH: Presim të bashkëpunojmë me Qeverinë e re të Kosovës