Në javën e parë në Superligën e femrave kanë fituar skuadrat favorite.
Bashkimi pasi fitoi Superkupën, arriti edhe fitoren e parë në Superligë, duke mundur Penzën me rezultat 105:88 (28:9, 22:24, 25:17, 30:18).
Vashat prizrenase e filluan mirë ndeshjen, duke fituar çerekun e parë 28:9, dhe më pas arritën të ruajnë epërsinë e krijuar deri në fund të ndeshjes.
Lejzae Davidson ishte më e dalluara me 30 pikë te Bashkimi, kurse Valbona Bytyqi me 29 pikë e 10 kërcime ishte më e dalluara te Penza.
Kosovahome Prishtina ka shënuar fitore si mysafire, duke mundur Trepçën në udhëtim, me rezultat 44:74 (8:20, 12:13, 11:15, 13:26).
Vashat nga Prishtina kishin epërsi nga fillimi dhe epërsinë e krijuar e ruajtën deri në fund, për të shënuar fitore të merituar.
Te Trepça u dalluan Sihana Ramoja me 16 pikë e 8 kërcime dhe Lorena Haxha me 14 pikë e 6 kërcime, kurse te Prishtina, Gentiana Ismajli me 20 pikë, 12 kërcime e 12 asistime.
Vëllaznimi ka mundur Kastriotin në udhëtim me rezultat 51:100 (13:20, 10:24, 12:30, 16:26).
Skuadra kuqezi ishte në epërsi, që nga fillimi, deri në fund duke shënuar fitoren e parë në edicionin e ri.
Te skuadra ferizajase u dallua Alexander Amani me 30 pikë e tetë kërcime, kurse te jo mysafire u dallua dyshja e huaj, Sarah McBeike me 30 pikë, 18 kërcime, 7 asistime dhe 6 vjedhje të topit, si dhe Raven Baker me 33 pikë, 11 kërcime dhe 8 asistime.

Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen