Mediat sportive në Itali janë duke raportuar se Fiorerentina ka vendosur që t’i ofrojë rinovimin dhe në mungesë të lojtarit të ndjerë, do të jenë familjarët ata që do të firmosin.
Këtë ditë pritej që të rinovonte kontratën dhe për këtë duhej të paraqitej në zyrat e Fiorentinës për të hedhur firmën në kontratën e re.
Por, Davide Astori ndërroi jetë krejt papritur të dielën duke tronditur botën e futbollit, jo vetëm në Itali, por në mbarë botën.
E në gjithë këtë dhimbje, familja e kapitenit të Fiorentinës është ajo që vuan më shumë.
Për t’ia lehtësuar disi dhimbjen, mediat sportive në Itali shkruajnë se klubi “Vjolë” ka vendosur që t’i ofrojë rinovimin dhe në mungesë të lojtarit të ndjerë, do të jenë familjarët ata që do të firmosin, raporton Tch.
Megjithatë, deri më tani gjithçka mbetet në kuadrin e një lajmi të përhapur edhe në rrjetet sociale, të paktën deri në momentin kur vetë zyrtarët e Fiorentinës të dalin ta përgënjeshtrojnë apo ta konfirmojnë këtë
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Një natë pa gjumë dëmton shëndetin mendor dhe fizik
Maqedonci: Nata e Zjarreve mban gjallë amanetin e të rënëve ...
Shpëtohet shtetasja italiane në zonën e Brezovicës