Fiorentina më nuk është e interesuar për transferimin e sulmuesit Mirlind Daku.
Kështu të paktën ka shkruar të mërkurën mediumi rus “Euro-Football”. Fiorentina kishte shprehur interesim për sulmuesin e Rubin Kazanit dhe kishte raportime për një transferim prej 20 milionë eurosh. Por ndërkohë interesimi i klubit italian është zbehur, ndërsa oferta të tjera konkrete për Dakun nuk ka.
Trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov, megjithatë e ka lënë të hapur mundësinë e largimit të kosovarit. Ai është pyetur nëse skuadra është gati të mbetet pa një sulmues si Daku.
“Nuk jemi gati. Ne kemi vetëm dy sulmues. Kjo nuk do të duhej të ndodhte në një klub me synime. Por nëse ka një ofertë specifike, nuk do të jemi në gjendje të bëjmë asgjë”, ka thënë Rakhimov.
“Mbi 7000 euro për një reklamë” – Elijona ...
Kusari-Lila: Kosova po ndërton sistem të besueshëm të metrol...
Sulmet kibernetike ndaj Osmanit e Abdixhikut, LDK-ja i drejt...
G7 mbledhje ne Paris, pritet të diskutohet për luftën në Ukr...
Kosova e dyta më e varfër në Evropë, Murati tenton të arsyet...
KPK shpall konkursin për Kryeprokurorin e Shtetit