UEFA ka njoftuar sot tifozët e futbollit në mbarë botën se është hapur procesi i shitjes së biletave të finales historike të Conference League, që do të luhet më 25 maj 2022 në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, njofton Federata Shqiptare e Futbollit.
Të interesuarit mund të hyjnë në faqen zyrtare të UEFA.com duke përdorur linkun përkatës www.uefa.com/tickets dhe të krijojnë paraprakisht një llogari, duke u regjistruar në faqe, teksa do të njoftohen nga UEFA në ditët në vazhdim për blerjen finale të biletës. UEFA synon që shitjet të nisin në fund të muajit prill.
Në llogarinë e tyre, tifozët e futbollit mund të tregojnë ekipin e tyre të preferuar, duke zgjedhur klubin që ata mbështesin në mënyrë që të mund t’u japin organizatorëve një ide mbi shpërndarjen e biletave në javët në vijim.
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë
Konjufca pas takimit me kongresistët amerikan: SHBA-ja, part...
Foda për prurjet e reja: Nëse vazhdojnë me paraqitje të mira...