Në këto çaste boksieri nga Juniku Haxhi Krasniqi, i njohur si Robin Krasniqi ka filluar meqin kundër ish-kampionin e botës, Arthur Abraham, në Erfurt të Gjermanisë.
Krasniqi u ngjit në ring me tingujt e këngës “Jemi një”, ku në sall për ta përcjellë këtë takim janë rreth 20 mijë shikues.
Takimi është 12 runde dhe është eliminator për titull të botës në kategorinë super të mesme në versionin WBO dhe fituesi i meqit të sotëm, pritet të luftojë për titullin e më të mirit të botës.
Krasniqi sonte kërkon fitoren e 47-të në karrierë. Nga të gjitha fitoret, 17 i ka me nokaut, ndërsa ka 4 humbjeve.
Dueli mes Krasniqit dhe Abrahamit është vlerësuar i barabartë, pasi Krasniqi është më i ri dhe ka më shumë energji për duel, kurse armeni Abraham është më i moshuar por ka përvojë më të madhe në ring
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...