Real Madridi ka fituar 1-3 në udhëtim te Celta Vigo, për ta nisur kështu sezonin 2019/20 me fitore.
Llogarinë e golave për Los Blancos e hapi Karim Benzema në minutën e 12-të, pas asistimit që pranoi nga Gareth Bale.
Pjesa e parë përfundoi me epërsinë minimale të skuadrës nga qyteti i Madridit, derisa e dyta ishte edhe më interesante.
Luka Modric ishte tejet i pafat në këtë përballje me Celta Vigon, pasi u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 61-të.
Edhe pse me një lojtar më pak në fushë, mbretërit nuk i ndaluan aksionet e njëpasnjëshme, ndërsa Toni Kroos (61’) shënoi gol të bukur nga asistimi që mori prej Marcelos.
Lucas Vazquez e trefishoi epërsinë për madrilenët, pasi shfrytëzoi për mrekulli asistimin e Karim Benzemas në minutën e 80-të, mirëpo vendasët arritën ta ngushtonin epërsinë me anë të Iker Losadas (90’+1).
Kujtojmë se sezoni i ri i La Liga-së filloi dje (e premte) me ndeshjen që Athletic Bilbao e fitoi 1-0 ndaj Barcelonës me golin e shënuar nga Aritz Aduriz në minutën e 89’.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...