Vetëm pak ditë pas përfundimit të suksesshëm të kursit të parë për licencimin e trajnerëve me Licencën C të UEFA, sot, në Banjën e Pejës “ONIX”, u bë hapja e kursit të dytë për licencën C të UEFA-s, që organizohet nga FFK-ja në bashkëpunim me Federatën Gjermane të Futbollit, njofton FFK.
Në kursin e dytë marrin pjesë 24 trajnerë, prej tyre dy femra. Ky kurs do të mbahet në dy faza me ligjërata dhe punë praktike, prej 10 prillit deri më 14 prill dhe prej 7 majit deri më 11 maj.
Fillimisht të pranishmit i ka përshëndetur drejtori teknik i FFK-së, Michel Nees, i cili i ka njoftuar pjesëmarrësit me rregullat dhe përmbajtjen e këtij kursi, derisa ka thënë se ky shkollim është i rëndësisë së veçantë, për faktin se tashmë FFK ka hyrë në sistemin e edukimit të UEFA-s.
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...