Fight Talk: A mundet që viti 2021 të jetë viti më i madh i boksit Britanik?

10:01 | 3 Shkurt 2021
Arbresh.info

Nëse gjithqka shkon sipas planit, 2021 mud të jetë një vit i madh për boksin Britanik

Dy bokserët më të mirë të peshave të rënda në planet. Të dy Britanik. Duke luftuar për të gjithë titujt.

Historia tregon që politikat e boksit munden shpesh të i mohojnë fansave shancin që të shohin ndeshjet më të mëdha.

Por duket që është shumë e mundur që ndeshja Fury-Joshua do të zhvillohet këtë verë.

“Shpresoj që do të mund të finalizojmë kontratën në dy javët e ardhshme,” tha për IFL TV promovuesi i Joshuas, Eddie Hearn.

Fury, kampioni i WBC, mori një moment të kujtonte arritjet e tij deri më tani…

Joshua, kampioni i WBA, WBO dhe IBF, shprehu rëndësinë pozitivitetit në tejkalimin e sfidave.

Derisa të dy ‘AJ’ dhe ‘Gypsy King’ kanë arritur gjëra të mëdha brenda dhe jashtë ringut, ata e kuptojnë madhësinë e një ndeshje të tillë të mundshmë në betonimin e trashëgimisë së tyre, transmeton arbresh.info.

Kampioni i peshave të mesme të WBO, Billy Joe Saunders do të ndeshet me yllin Meksikan Saul ‘Canelo’ Alvarez në Maj, sipas raportimeve këtë javë.

The Athletic raporton që Saunders do të ndeshet me kampionin e WBC dhe WBA, në Las Vegas më 1 apo 8 Maj.

Alvarez fillimisht duhet të mposht Turkun, Avni Yildirim me 27 Shkurt, dhe një fitore e Yildirim do të konsiderohej si shoku më i madh në histori të boksit.

 

Mund të mos ketë tërheqje të njejtë si Fury-Joshua apo Alvarez-Saunders, por një luftë potenciale e padiskutueshme në mes kampionit të kategorisë së lehtë në Skoci, Josh Taylor, dhe Amerikanit, Jose Ramirez është një tjetër përplasje e madhe në 2021.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Josh Taylor (@joshtaylorbox1)

I pamposhturi Taylor, pas vetëm 17 luftërave, është kampion i WBA ‘Super’ dhe IBF ndërdsa Ramirez – i cili ka fituar të gjitha 26 ndeshjet – është kampion I WBC dhe WBO.

Fituesi mund të mburret se është boksieri më i mirë i peshave të lehta.

Promoteri Bob Arum, ka thënë për ESPN që lufta mund të mbahet në MGM Grand në Las Vegas me 8 Maj – datë në të cilën mund të mbahet lufta me ‘Canelo’ v Saunderes./arbresh.info/

Të ngjashme