FIFA e ka dënuar me një ndeshje mos-lojë futbollistin Dele Alli për shkak të gjestit të tij ofendues në fitoren e Anglisë 2 me 1 ndaj Sllovakisë këtë muaj.
Gjatë fazave të fundit të ndeshjes kualifikuese në Kampionatin Botëror në Wembley, Alli bëri një gjest ofendues ndaj bashkëlojtarit Kyle Walker dhe jo ndaj kundërshtarit apo gjyqtarit, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, 21-vjeçari do të mungojë në ndeshjen e së enjtes ndaj Sllovenisë pasi FIFA e ka ndëshkuar lojtarin vetëm gjashtë para ndeshjes.
“Pas incidentit që ndodhi gjatë ndeshjes ndërmjet Anglisë dhe Sllovakisë më 4 shtator, Dele Alli është sanksionuar me një ndeshje zyrtare suspendim dhe një gjobë prej 5 mijë funta zvicerane për gjestin ofendues dhe jo sportiv”, ka thënë një zëdhënës i FIFA-së.
Kjo shënon një tjetër ndeshje të humbur nga Alli, i cili mungoi në dy takime në Ligë të Kampionëve për shkak të kartonit të kuq në Evropa Ligë me Gentin gjatë edicionit të kaluar./arbresh.info/
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...