Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), i ka kërkuar Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) që dy ndeshjet e ardhshme të përfaqësueses së Kosovës të anulohen përkohësisht, pas vdekjes tragjike të basketbollistit të saj, Gazmend Sinanit.
FBK ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje zyrtare nga FIBA për kërkesën e saj.
Kosova pritet t’i luajë dy ndeshjet kualifikuese të Dritares së Tretë të Kupës së Botës “Kina 2019” në fund të këtij muaji dhe në fillim të muajit të ardhshëm.
Më 28 qershor do të përballet me Hungarinë, ndërsa më 1 korrik me Poloninë.
Gazmend Sinani vdiq të shtunën në orët e hershme të mëngjes pas një aksidenti rrugor në qytetin e Gjakovës.
Së bashku me Sianin në veturë kanë qenë edhe katër pjesëtarë tjerë të përfaqësueses së Kosovës, Granit dhe Fisnik Rugova, Altin Morina dhe Kujtim Shala.
Ai u varros gjatë një ceremonie në varrezat e rej në lagjen Dragodan në kyreqytet.
Ndërrim komande në Grupin Luftarak të KFOR-it, theksohet rën...
Sveçla takon Prattipatin, e falënderon për mbështetjen e ShB...
Publikohet agjenda për shënimin e Epopesë së UÇK’së, MB fton...
Kurti dhe McGurk flasin për rëndësinë e avancimit të reforma...
Lutfi Haziri: Presidenti ri kalon kah zyrat e LDK-së
Nga nëntoka e Trepçës nxirret një kristal gjigant