Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu sot është kontaktuar nëpërmjet telefonit nga Sekretari i Përgjithshëm i FIBA-s, Andreas Zagklis.
Zagklis e ka kontaktuar Fetahun për të pyetur se si po e përballon FBK dhe Kosova situatën me pandeminë COVID-19, si dhe e ka pyetur për stafin e FBK-së, dhe për gjithë komunitetin e basketbollit në vendin tonë, njofton faqja zyrtare e FBK, transmeton portali arbresh.info.
Gjithashtu njeriu kryesor i basketbollit në botë i ka dhënë përkrahje të plotë numrit një të FBK-së për vendimin e marrë nga Bordi i FBK-së me rastin e anulimit të garave në Superligën e Kosovës dhe Superligën e Meshkujve, duke thënë se është vendim i duhur për situatën në të cilën ndodhemi.
Zagklis i ka premtuar Fetahut se do të vazhdojë të përkrahë fuqishëm FBK-në në avancimin e saj të mëtutjeshëm në të gjitha sferat, si dhe do të ndihmojë FBK-në në periudhën e tranzicionit të saj pas përfundimit të pandemisë COVID-19.
Fetahu e ka falënderuar Sekretarin e Përgjithshëm të FIBA-s për kujdesin e treguar dhe i ka premtuar se FBK do të bëjë më të mirën e saj për të tejkaluar këtë situatë të vështirë dhe se do të vazhdojë të konsultohet me FIBA-n për çdo gjë në të mirë të sportit tonë të zemrës.
Duhet theksuar se në fund të nëntorit të vitit të kaluar me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të FIBA-s, Andreas Zagklis në selinë e FIBA-s në Mies të Zvicrës patën udhëtuar për tu takuar kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku.
Në këtë takim përveçse Zagklis i kishte përgëzuar krerët e FBK-së për punën e madhe që po e bëjnë në zhvillimin e basketbollit në Kosovë, ai i kishte premtuar ndihmë në zhvillimin e mëtutjeshëm të FBK-së, por edhe basketbollit në përgjithësi në vendin tonë.
Ndihmat e para tashmë janë nisur, pasi gjatë kësaj jave pritet të arrijë në Prishtinë një terren i lojës 3×3, semafori dhe topat e lojës 3×3.
Kurti takohet me këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të Star...
Hamza i shkon në zyre Ramiz Lladrovcit, flasin për zhvillime...
Arrestohet i afërmi i Fetah Paqarizit, dyshohet për presion ...
Mbeturinat pushtojnë rrugën ‘Goleška’ në Graçanicë – banorët...
Organizata që e organizoi ligjëratën rreth Speciales thotë s...
Tottenhami synon transferimin befasues të yllit të Liverpool...