Nëpërmjet videolidhjes UEFA sot ka zhvilluar një mbledhje emergjente me 55 Federatat anëtare, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe përfaqësuesit e futbollit evropian në Këshillin e FIFA-s.
Federatën e Futbollit të Kosovës në këtë videolidhje e përfaqësuan presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.
Në këtë mbledhje nëpërmjet videolidhjes, presidenti i Konfederatës Evropiane, Aleksandër Çeferin ka bërë disa propozime që janë miratuar njëzëri nga Federatat anëtare të UEFA-s, prandaj kanë dal këto vendime si më poshtë:

2. Ndeshjet e play-off për kualifikim për Kampionatin Evropian të parapara të zhvillohen në fund të marsit 2020, janë shtyrë për qershor 2020. Detajet tjera do të jepen nga grupi punues i UEFA-s.
3. Ligat kombëtare dhe garat evropiane për klube të përfundojnë deri më 30 qershor 2020, kur është finalja e Ligës së Kampionëve. Për ligat e ranguara nga pozicioni 48-55 ku bënë pjesë edhe Kosova, afati për të përfunduar ligën është 21 qershor.
4. Të bëhen shtyrje në procesin e licensimit të klubeve për garat evropiane. (Detajet do të konfirmohen nga grupi punues i UEFA-s).
Gjithashtu është vendosur që të shtyhen edhe garat e femrave dhe kategorive të reja, kurse detajet do të pasojnë.
Si të votoni me postë? KQZ-ja jep udhëzimet
Çmimi i arit shënon rritje rekord, +65% brenda një viti
Haaland i pandalshëm: Dy gola, rekord historik dhe fitore e ...
Dyshohet se vrau foshnjën, arrestohet 20-vjeçarja në Tiranë
Britania shkurton fondet kundër ndikimit rus në Ballkanin Pe...
Trump paralajmëron vizitë në Florida, zbardh temat që do dis...