Rrugëtimin drejt Kampionatit Evropian “Euro 2024”, Përfaqësuesja Kosova e fillon me uniformë të re.
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka lansuar sot (e enjte) linjën e re të veshjeve dhe pajisjeve sportive të brendit të njohur italian “Errea”.
Me fanellat e reja, të cilat përfshijnë ngjyrat e flamurit dhe hartën e Kosovës, futbollistët tanë do të jenë më të motivuar dhe do të ndjejnë edhe më shumë përgjegjësi ndaj vendit të tyre!
Linja e re e veshjeve prezanton tri dizajne të fanellave; Me të kaltrën Dardanët do të luajnë në shtëpi, me të bardhën në udhëtim, ndërsa ngjyra e zezë është përzgjedhur si opsion i tretë.
Me dizajn të ri, material cilësor dhe komoditet, fanellat dhe pajiset e reja sportive plotësojnë standardet më të larta të veshjeve sportive, e po ashtu ofrojnë rehati gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve.
Nëpërmjet këtij bashkëpunimi trevjeçar të FFK-së me partnerin e UEFA-s “Errea”, ekipet kombëtare të të dy konkurrencave do të pajisen me të gjitha uniformat dhe pajisjet e nevojshme sportive.
Lufta në Lindjen e Mesme trondit ekonominë botërore, çmimet ...
Nafta arrin çmimin më të lartë që nga viti 2022
Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të vrasjeve në...
Gold AG publikon foto të veçantë me të bijën: E mira e babit...
Moza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë nga Ferma VIP kryemin...
Vitin e shkuar u ngritën 15 aktakuza për krime lufte, 10 pre...